Sali Berisha dhe njerëzit e tij, janë tronditur nga dosja e SPAK që i shpall të pandehur për korrupsion në lidhje me aferën “Partizani”. Në mënyrë djallëzore po përhapin idenë, edhe nga njerëz qe i mbështesin, se ata akuzohen se Jamaebër Malltezi si “besimtar” i mirë ka dhënë sekat për vjehrrën e tij.
Një logjikë që fyen inteligjencën e çdo shqiptari, pasi kushdo që do të bëjë bamirësi, e bën atë pa u identifikuar edhe për gjëra bazike, e jo duke bërë transferta bankare.
Kur ndodhin transaksione të tilla ata hetohen e shqyrtohen në çdo vend të botës, nëse ka gjurmë të pastrimit apo lëvizjes së parave në mënyrë të paligjshme.
Por nuk është vetëm kjo problem i vërtetë i korrupsionit të Sali Berishës. Pastrimi i parave është vetëm pjesa fundore, pasi çështja e korrupsionit nis në në fillim të saj, kur u mor trualli shtetëror i klubit Partizani dhe ju dha dhëndrit të Sali Berishës nga vetë Sali Berisha.
Kthimi i pronës është një problem që ende konsiston si plagë në vend. Por për Jam Arbër Malltezin jo.
I cili ka kryer të gjitha procedurat për kthimin e “pronarëve” të truallit që ishte blerë njëherë nga shteti Italian dhe i kaluar shtetit shqiptar, në mënyrë të njëkohshme.
Ndërkaq skandali është më i thellë. Malltezi dhe ortakët e tij, që në fakt janë thjesht vasalë e bashkëpunëtorë, kanë firmosur kontratën për pagesën e tarifës me bpno privatizimi, përpara se të miratohet Vendimi i Këshillit të Ministrave për këtë çështje. Vendim që është bërë në mënyrë të dedikuar. Kontrata dhe pagesa është bërë më 29 tetor 2008, ndërsa vendimi i Këshillit të Ministrave u mor më 4 nëntor 2008. Ndërkaq, më pas del se kompania Kontakt e Fatmir Bektashit, që kishte marrë përsipër të paguante tarifën e truallit, nuk kishte para, e kështu u vendos me VKM që të paguhej me bono. Por më 1 korrik 2009, Sali Berisha firmos një VKM tjetër ku ndërpritet pagesa me bon privatizimi dhe duhet vetëm me lekë. Me një fjalë ka bërë vendime t qeverisë, vetëm për familjen e tij.
TemA