Portieri i Tiranes Visar Bekaj ka dal i dorezuar pas barazimit me Bylisin, ku ka pranuar se shanset e bardhebluve per te fituar titullin jane te pamundura.

“Titulli kampion është gjë e pamundur tani me ndeshjen e fundit, jetojmë në Shqipëri, dihen gjërat sesi do të shkojnë.

Është turp i madh, na është hedhur poshtë djersa. Ne jemi krenar shumë për veten tonë, nuk dorëzohemi asnjëherë. Nuk e panë në VAR, asgjë fare.

Orges Shehi na ka komplimentuar të gjithëve, kemi bërë një sezon fantastik, kemi fituar shumë ndeshje. Tani kemi edhe Kupën.

Erdhi presidenti Halili dhe na tha se ishte shumë krenar për të gjithë ne. Nuk mund të flas dot më shumë se kaq”, u shpreh Visar Bekaj.