Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Ceno Klosi ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme.
Ai pritet të emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Lajmi është konfirmuar nga vetë Klosi, i cili tha se largimi i tij nga tatimet vjen pasi do të emërohet zëvendësministër.
Klosi u emëruar në krye të tatimeve në tetor të vitit 2021, duke zëvendësuar Delina Ibrahimaj që në atë kohë u be ministre e Financave dhe Ekonomisë.