Së fundmi qeveria gjermane ka miratuar projektligjin e ri për migracionin. Ndër të tjera aty parashikohet dyfishimi i kontingjentit të rregullores së Ballkanit Perëndimor.
Bledar Maliqi njohës i politikave të emigracionit tha në emisionin Good Morning Albanians se me projektligjin e fundit nuk ka nevojë që të njohësh gjuhën gjermane dhe aplikimi mund të bëhet oline edhe nga Shqipëria.
Ai tregoi se një numër i madh ekspertësh, kryesisht IT punojnë në Gjermani pa e pasur si kusht gjuhën gjermane.
“Gjuha gjermane përdoret si kusht në disa fusha si mjekësi apo arsim por nuk është domosdoshmëri në të gjitha fushat”, tha ai.
Sipas draftit të qeverisë gjermane, mjaftojnë gjashtë pikë për të marrë një vizë njëvjeçare dhe për të kërkuar punë në Gjermani.
-Katër pikë për një kualifikim profesional.
-Tri pikë për përvojën e punës
-Tre pikë për njohuri të mira të gjermanishtes.
-Dy pikë për njohuri të mjaftueshme të gjermanishtes
-Dy pikë për moshën e re (nën 35-vjeçare) ose
-Dy pikë për përvojë pune deri dy vjet.
-Një pikë për lidhjet me Gjermaninë, pra, nëse ke qëndruar më parë në Gjermani për së paku gjashtë muaj.