Donald Trump, gjatë takimit të tij në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, iu referua Rripit të Gazës, duke e përshkruar atë si “një pjesë të pabesueshme të pronës së jashtëzakonshme”.
Presidenti amerikan më pas shtoi: “Të kishim një forcë paqeruajtëse amerikane atje do të ishte mirë”. Për vite të tëra nuk dëgjova asgjë përveç vrasjeve, Hamasit dhe problemeve. “Nëse ata do t’i zhvendosnin palestinezët në vende të tjera dhe do të krijonin një ‘zonë të lirë’ ku njerëzit nuk do të vriteshin çdo ditë, ky do të ishte një hap i madh përpara.”
Për sa kohë që SHBA do të merrte “kontrollin dhe autoritetin në Rripin e Gazës, do të ishte një gjë e mirë”, argumentoi Trump, ndërsa shprehu dëshirën e tij për një fund të shpejtë të armiqësive në enklavën palestineze.
I pyetur nëse do ta përmbushte premtimin e tij të fushatës për t’i dhënë fund luftës në Gaza, Trump tha: “Unë do të doja që lufta të ndalet dhe mendoj se do të ndalet në një moment, por jo në një të ardhme shumë të largët”.
Ai siguroi gjithashtu se po vazhdojnë përpjekjet për lirimin e pengjeve që ende mbahen nga Hamasi, duke pranuar se ky është një proces që kërkon kohë.