Sam Smith dhe Kim Petras bënë histori në çmimet Grammy, ku këngëtari homoseksual u bë artisti i parë jobinar që fiton një Grammy, ndërsa Petras, artistja e parë transgjinore që merr çmimin. Dyshja këndoi gjithashtu “Unholy” dhe performanca me detaje të djallit – tërhoqi shumë vëmendje dhe mori jo pak kritika.
Edhe Donald Trump Jr., mesa duket nuk qenkërka një fans i performancës. Djali i Donald Trump e ka krahasuar performancën për “Unholy” me një ritual satanik.
“Thjesht s’mund t’i shpikësh më këto gjëra…Teoria tjetër konspirative që do të zbulohet është për Hollywood-in, industrinë e muzikës, ritualet satanike me gjithë simbolikën dhe “rastësitë” e vazhdueshme. […]”, u shpreh Trump Jr.
“Ndoshta është art, por pse është gjithmonë ky lloj arti? Pse nuk është art normal”, shprehet ai?
Trump Jr. vazhdoi, duke pretenduar se Hollywood po ndikon tek fëmijët duke promovuar simbolika satanike në serialet dhe programet që shikojnë:
“Ata janë të gjithë pjesë e kësaj. Do të shkatërrojnë gjithçka që ne kemi [në Amerikë]. Moralin tonë, mirësjelljen, fenë, lirinë – ata do t’i zëvëndësojnë të gjitha me këtë katrahurë.”