“Kështu koha më e shpejtë që ai mund të vijë në Shqipëri është 1 muaj nga dita e njoftimit të largimit të punëdhënësit aktual. Ai megjithatë mund të emërohet përkohësisht dhe është i disponueshëm të punojë nga distanca në një kohë të kufizuar nëse është e nevojshme...”.

Portali presitcioz, “CNA” i cili mban autorësinë e shpërthimit dhe të ndjekjes në vijimësi të aferës së incerenatorëve, që është dhe më e madhja e shekullit,  ka zbuluar dokumente të reja që nxjerrin në pah “trurin” e inceneratorëve, skenaristin e vërtetë që fshihet dhe i shërben kompanisë në Holandë “GeoGenix”, e cila më parë quhej “Integrated Energy BV”.

Bëhet fjalë për një e-mail të administratorit të kompanisë mëmë në Holandë, Michael Druijts.

Në dokumentin e ri që është një tjetër email-i është dërguar më 14 mars të vitit 2022 nga Michael Druijts, pra administratori i kompanisë “Goeogenix” në Holandë.

Email-i i është nisur adresës “Limon Mango” dhe në CC, pra në dijeni është vendosur Marc Lappat, një nga bashkadministratorët.

Në e-mail, zoti Druijts i drejtohet Mirelit me “Dear Mirel” dhe flet për telefonatën, si dhe i shpjegon faktin që zoti Vermeulen ka pranuar të marrë detyrën. Herman Daniel Vermeulen është aktualisht administratori i kompanisë të inceneratorit të Tiranës.

Del email-i i kompanisë së inceneratorit/ Zbulohet Limon Mango dhe

Email-i i administratorit të kompanisë mëmë në Holandë, Michael Druijts

“I dashur Mirel,

Ishte e vështirë të të dëgjoja përmes telefonit dhe nuk jam i sigurt nëse më ke dëgjuar mirë. Për ta konfirmuar, zoti Vermeulen ka rënë dakord të marrë rolin e administratorit të “Integrated Energy BV SPV” (“Kompanisë”) në pritje të miratimit tuaj të kushteve të mëposhtme:

1. Strehimi: Kompania do të kujdeset për të gjitha nevojat për akomodim dhe strehim.

3. Kompania do të kujdeset për transportin lokal për të shkuar dhe kthyer nga puna.

2. Largimet dhe/udhëtimet: ‘Gruaja/partnerja’ e Z. Vermeulen jeton në Spanjë dhe ai ka një shtëpi të dytë në Spanjë.

Në pritje të miratimit, ai do të donte të shkonte në shtëpi në Spanjë 1 deri në 2 herë në muaj për disa ditë. Megjithatë ai do të jetë i disponueshëm në çdo kohë, duke qenë në gjendje të punojnë në distancë nga Spanja nëse i kërkohet. Në këtë aspekt, kompania duhet të paguajë për fluturimet e tij për të shkuar dhe kthyer nga Spanja.

Del email-i i kompanisë së inceneratorit/ Zbulohet Limon Mango dhe

Administratori i kompanisë së inceneratorit të Tiranës, Herman Daniel Vermeulen

3. Paga: Z. Vermeulen ka kërkuar një pagë mujore prej 9500 eurosh neto, pas taksave vendore. Mesa kuptova nga Eltoni, ai do të marrë një pagë lokale.

4. Asistencë me çdo leje pune lokale, nëse kërkohet.

Unë ju përmenda në telefonatë se zoti Vermeulen duhet të njoftojë 1 muaj para largimit punëdhënësin e tij aktual.

Kështu koha më e shpejtë që ai mund të vijë në Shqipëri është 1 muaj nga dita e njoftimit të largimit të punëdhënësit aktual. Ai megjithatë mund të emërohet përkohësisht dhe është i disponueshëm të punojë nga distanca në një kohë të kufizuar nëse është e nevojshme.

Ju lutemi na informoni nëse jeni dakord me këto kushte dhe më pas ju lutemi udhëzoni Eltonin të hartojë kontratën e punës. Pasi të marrim konfirmimin nga ana juaj, ne do të udhëzojmë z. Vermeulen të njoftojë punëdhënësin e tij aktual për dorëheqjen e tij.

Përshëndetje të përzemërta,

Michael”, thuhet në email.

Ky dokument që tregon lidhjet dhe koordinimet e Mirelit që përdor adresën Limon Mango, vjen një ditë pasi CNA publikoi dokumente ekskluzive që vërtetonin lidhjet e Klodian Zotos me kompaninë mëmë në Holandë.