Sali Berisha tha se në 12 maj Shqipëria do të shpëtojë nga kthetrat e regjimit.
Berisha shtoi se Ramën e ka zënë frika në këto zgjedhje dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë fatin e tij.
“Shqipëria Madhështore është Shqipëria e shpirtit tuaj, e dashurisë për familjen, e atdhetarisë. Njerëz të lirë, imagjinoni krahun tjetër me patronazhistë. Imagjinoni Ramën që ka në krah Veliajn, Çyrben, Ilir Beqen. Pork a në krah McGonigal. E sa shumë e presin. Edi Rama sonte e ke të vështirë natën. Kjo është një natë e veçantë sepse sonte ne vijmë këtu për të nisur betejën tonë të fitores. Këto vite e keqja e vuri para vendin tonë, këto vite, 12 vite të shkretimit të saj nga bijtë dhe bijat. Ishin vitet e varfërimit të saj, ishin vite në të cilat regjimi i narkos-ve bëri gjithçka që të fshinte veprën tuaj Shqipërinë pluraliste. Bëri gjithçka të fshinte arritjet tona në rrugën e lirisë.
Donte të fshinte kontributin tuaj për lirinë kombëtare. Bëri gjithçka që mos kemi as emër as flamur, por ja ku jemi sot me flamurin tonë më krenar se kurrë. Jemi më të bashkuar se kurrë për të shkuar drejt fitores. Vijmë këtu me një betim solemn për ta nxjerr Shqipërinë nga kthetrat e këtij regjimi dhe për të rikthyer tek ajo projektin e ëndrrave të djemve dhe vajzave. 12 vite ishin vite të rënda për çdo shqiptar. Sot 1 në 2 familje ka fëmijët jashtë vendit. 700 mijë pensionistë qajnë me lot hidhërimi. Mijëra të sëmurë janë në mëshirë të fatit dhe nuk marrin ilaçe. Qindra mijëra familje nuk marrin drejtësi. Qindra mijëra vende pune shkatërrohen nga narkoeurot”, tha Berisha.