26 prokurorë të rinj janë betuar gjatë një ceremonie ditën e sotme dhe pritet t’i bashkohen tashmë sistemit të akuzës në vendin tonë.
Ceremonia u organizua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë me pjesëmarrjen e kryeprokurorit Olsian Çela, ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe kreut të KLP-së, Alfred Balla.
Magjistratja Xhejsnila Hako, e emëruar në Durrës, në emër të kolegëve tha tha se prokurorët e rinj, janë të vetëdijshëm për sfidat që i presin.
“E dimë që do të jetë një detyrë e vështirë”, tha prokurorja më e re e qytetit të Durrësit.
Kryeprokurori Olsi Çela, duke iu referuar vendeve vakante të krijuara nga vetingu, tha se magjistratët e rinj po hyjnë në sistem në një moment të vështirë.
Prokurorët e rinj janë emëruar në qytete si Gjirokastra, Fieri, Korça dhe Durrësi ku ka pasur mungesa për shkak të vendeve vakante nga shkarkimet e shumta të procesit të vettingut.