Kanë dalë detaje të reja nga tragjedia e nodhur një muaj më parë në Greqi, ku pas përplasjes mes dy trenave humbën jetën 57 qytetarë, mes tyre edhe të rinj nga Shqipëria të cilët jetonin dhe studionin në shtetin helen.
Së fundmi ka dalë një audio, ku dëgjohet se si dy drejtues të hekurudhës ngatërrohen me njëri-tjetrin pak para aksidentit.
Media greke “Zougla” ka publikuar një audio, në të cilën dëgjohet komunikimi i drejtuesit të trafikut të OSE Athinë, bashkë me drejtuesin e stacionit që ndodhej në turn në momentin e tragjedisë.
Në këtë audio, Vassilis Samaras (drejtori i stacionit), i thotë , Pantelis Koukas (drejtor i OSE): Do ta lë të ikë 63-ish, sepse njerëzit po ulërasin se ka vonesë…
Më pas Koukas i thotë: Ok, u bë…