Sot është Dita Ndërkombëtare e Shkrim-Leximit e cila kremtohet çdo 8 shtator, prej vitit 1967.
Në këtë ditë, OKB u kujton politikëbërësve dhe publikut të gjithë botës, rëndësinë kritike të shkrim-leximit për krijimin e një shoqërie më të shkolluar, më të drejtë, paqësore dhe të qëndrueshme.
Kombet e Bashkuara thonë se shkrim-leximi është një e drejtë themelore e njeriut për të gjithë. Ai hap derën për gëzimin e të drejtave të tjera të njeriut, lirive më të mëdha dhe qytetarisë globale. Shkrim-leximi është një bazë për njerëzit që të fitojnë njohuri, aftësi, vlera, qëndrime dhe sjellje më të gjera për të nxitur një kulturë të paqes së qëndrueshme të bazuar në respektin për barazinë dhe mosdiskriminimin, sundimin e ligjit, solidaritetin, drejtësinë, diversitetin dhe tolerancën dhe për të ndërtuar marrëdhënie harmonike me veten, njerëzit e tjerë dhe planetin.
Pavarësisht progresit, të paktën 739 milionë të rinj dhe të rritur në mbarë botën ende nuk kanë aftësitë bazë të shkrim-leximit. Në të njëjtën kohë, 4 në 10 fëmijë nuk po arrijnë aftësinë minimale në lexim ndërkohë që 272 milionë fëmijë dhe adoleshentë ishin jashtë shkollave në vitin 2023.
/atsh/