Nga Will Marshall
“The Hill”
Një shekull më parë, Benito Mussolini mori pushtetin në Itali ndërsa Josif Stalin kontrollin e Bashkimit Sovjetik. Këto ngjarje shënuan origjinën e totalitarizmit fashist dhe tij komunist, që shumë shpejt solli ngjitjen në pushtet të Adolf Hitlerit në Gjermani, duke ndezur fitilin e Luftës së Dytë Botërore dhe më pas të Luftës së Ftohtë.
Ajo epokë u duk se mori marrë fund në vitin 1989, kur u rrëzua Muri i Berlinit dhe kur nisi të shpërbëhej Bashkimi Sovjetik. Kryengritjet popullore rrëzuan tiranët, dhe erërat liberalizuese përfshinë mbarë globin. Por ideja totalitare po rikthehet sot falë Vladimir Putinit të Rusisë dhe Xi Jinping të Kinës.
Ashtu si paraardhësit e tyre, këta diktatorë janë të rrezikshëm, sepse kanë plane për gllabërimin e territorit të të tjerëve, kanë pak kontrolle të brendshme mbi fuqinë e tyre, dhe përbuzje për qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë e shoqërive të lira. Pushtimi i paprovokuar
i Putinit në Ukrainë, e ka tërhequr sërish përsëri në konfliktin e dikurshëm Lindje-Perëndim. Rrëshqitja e sotme drejt Luftës së re të Ftohtë nuk ishte i pashmangshme. Pas grahmave të fundit të komunizmit sovjetik, Rusia dhe Kina u dukën fillimisht të hapura ndaj ndryshimeve politike dhe ekonomike. Në vitet 1990, nën Boris Yestin, Rusia e pranoi shkëputjen e vendeve dhe satelitëve të epokës sovjetike, dhe i normalizoi marrëdhëniet me Perëndimin. Moska e frenoi pushtetin dikur të jashtëzakonshëm të policisë sekrete, i dha fund monopolit të Partisë Komuniste mbi pushtetin, dhe e përqafoi “terapinë e shokut” për të privatizuar kompanitë shtetërore dhe për të nxitur konkurrencën në treg. Megjithatë në vitin 2000, njëYeltsin i sëmurë bëri gabimin fatal, duke ia dorëzuar pushtetin kryeministrit të tij të paprovuar, ish-oficerit të KGB-së, Vladimir Putin.
Ky i fundit i ka kaluar 23 vitet e fundit duke e zhbërë eksperimentin e shkurtër të Rusisë me lirinë dhe demokracinë. Ai ka nxjerrë jashtë ligjit partitë opozitare, ka manipuluar zgjedhjet dhe e ka shtypur shoqërinë civile. Në një rikthim tek qeverisja banditeske e stilit të KGB-së, organet e inteligjencës shtetërore janë përfshirë në vrasjet e gazetarëve të pavarur dhe disidentëve që jetojnë jashtë vendit.
Putin thotë se synimi i tij është ta bëjë Rusinë sërish të madhe, por ai ka treguar pak interes për të përmirësuar performancën e dobët ekonomike të vendit të tij. Në vend të kësaj, ka lejuar një grusht oligarkësh të korruptuar që ta dominojnë ekonominë, duke u mbështetur tektë ardhurat nga nafta dhe gazi për të financuar përpjekjen e tij donkishotiste për rikrijimin e perandorisë ruse.
Rikthimi i Rusisë tek despotizmi dhe militarizmi, është një tragjedi për ukrainasit që duan të jenë të lirë, dhe për rusët që u mohohet mundësia të jetojnë në paqe dhe prosperitet me fqinjët e tyre. Po ashtu, ai ka alarmuar aleatët tanë evropianë, dhe sidomos vendet që dikur gënjeheshin me atë që Putin e quan Russkiy Mir, Bota Ruse.
Kina ndoqi një rrugë tjetër. Masakra e vitit 1989 ndaj studentëve protestues në sheshin Tiananmen tregoi se Partia Komuniste Kineze (PKK) nuk do të toleronte asnjë sfidë popullore ndaj sundimit të saj. Por nëse ndryshimi politik ishte jashtë çdo lloj diskutimi,
Kina e përqafoi më në fund rritjen ekonomike të orientuar nga tregu.
Ajo zhvendosi miliona fshatarë nga fshatrat në qytete, mirëpriti investimet dhe tregtinë e huaj dhe u shndërrua në kolosin e prodhimit global. Në aspektin ekonomik, hibridi unik i autokracisë dhe kapitalizmit i Kinës ka qenë një sukses spektakolar. Sipas Bankës Botërore, gjatë 40 viteve të fundit ajo ka nxjerrë nga varfëria mbi 800 milionë njerëz.
Nëse do të mundet të rikthehet në ritmet e rritjes para pandemisë, Kina mund të kapërcejë së shpejti Amerikën si ekonomia më e madhe në botë. Megjithatë, ngjitja në pushtet e Xi Jinping në vitin 2013, shënoi një distancim të madh nga garancitë e paraardhësve të tij, se Kina do të ndiqte një “ngritje paqësore”.
Në vend të saj, Xi ka adoptuar një politikë hiper-nacionaliste dhe konfrontuese, duke kërcënuar se do t’i “godasë në kokë” vendet që përpiqen të ngacmojnë ose “frenojnë” Kinën. Nën udhëheqjen e tij, Kina filloi ndërtimin dhe militarizimin e ishujve për të mbështetur pretendimet e saj të refuzuara gjerësisht për Detin e Kinës Jugore.
Ajo ka nisur një zgjerim të shpejtë të fuqisë ushtarake, që synon të pengojë që forcat amerikane t’i vijnë një ditë në ndihmë Tajvanit. Ndërkohë përdor diplomatët e saj qëvetëquhen si “ujqërit luftëtarët” për të frikësuar kritikët e Kinës në mbarë botën, duke i kërcënuar ata se do t’i shkëputë nga tregjet e saj të mëdha.
Në vitin 2017, qeveria kineze nisi të grumbullonte qindra mijëra ujgurë dhe pakica të tjera etnike myslimane në kampe përqendrimi ose riedukimi, duke shkaktuar një protestë mbarë–globale. Që nga viti 2019, ajo ka zhdukur edhe gjurmët e fundit të demokracisë dikur shumëdinamike në Hong Kong.
Sot, në mesin e histerisë për “tradhti” të nxitur nga mediat shtetërore, policia po shtyp brutalisht zërat kundër luftës në Rusi. Ashtu si Putini, edhe Xi synon një kontroll politik total. Vjeshtën e vitit të kaluar, Partia Komuniste e Kinës i dha atij në mënyrë të paprecedentë një mandat të tretë 5-vjeçar si udhëheqës i partisë, duke provokuar bërjen e krahasimeve me Maon.
Xi e sheh Putinin si një kundërpeshë të vlefshme ndaj Amerikës dhe aleatëve të saj në Atlantik dhe Paqësor. Që të dy shpallën një partneritet “të pakufishëm” vetëm 3 javë përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën. Nëse po shohim një vazhdim të Luftës së Ftohtë, atëherë le të mos kemi asnjë dyshim se kush e shkaktoi atë.
Vladimir Putin dëshiron që të zhbëjë humbjet e vendit të tij në Luftën e Ftohtë. Ndërkaq XiJinping dëshiron të ketë dorën e lirë për të vendosur nën kontroll Tajvanin pas disa dekadash,dhe për të projektuar fuqinë në të gjithë Azinë. Që të dy synojnë dy frenojnë një rend liberal të udhëhequr nga SHBA-ja, pasi ai paraqet pengesa ligjore, morale dhe ushtarake për ambiciet e tyre të mëdha.
Putin dhe Xi po na kujtojnë se vetë tirania është burimi kryesor i konfliktit dhe i luftës ndërkombëtare. Diktatorët totalitarë janë në thelb të rrezikshëm, sidomos kur frymëzohen nga ideologjitë mesianike apo vizionet e rivendosjes së madhështisë kombëtare. Duke e privuar popullin e tyre nga liria dhe zëri në vendimmarrje, ata nuk kanë gjasa të respektojnë të drejtat e njerëzve në vendet e tjera.
Përderisa kanë eleminuar opozitën e brendshme, ata nuk kanë gjasa as të frenohen sadopak nga opinioni botëror. Fatmirësisht, demokracitë liberale dinë se si t’u bëjnë ballë udhëheqësve totalitarë. Paketa e mjeteve të Luftës së Ftohtë – siguria kolektive, kontrolli dhe parandalimi – nuk e ka humbur dobinë e saj. Por ajo kërkon guxim dhe qëndrueshmëri. Putin dhe Xi po vënë bast se demokracitë liberale kanë shumë pak nga të dyja. Bota e lirë do të duhet të provojë edhe një herë se diktatorët e kanë gabim.
Shënim: Will Marshall, është president dhe themelues i Institutit të Politikave Progresive (PPI).