Ai ‘përqafoi djalin dhe tha a nuk dëshiron të hysh në biznes?’
Pretendimet thonë se reperi i njohur ka prekur në mënyrë të papërshtatshme një djalë 16-vjeçar, duke u përpjekur ta joshë me premtime për sukses në industrinë e muzikës. Incidenti thuhet se ka ndodhur në një festë në Long Island në vitin 1998 kur Diddy ishte 28 vjeç. I riu pretendon se reperi e detyroi të hiqte pantallonat, duke i thënë se akti seksual ishte një “rit i kalimit” për t’u bërë yll i muzikës.
Diddy aktualisht po mbahet në Qendrën e Paraburgimit në Brooklyn dhe i është mohuar dy herë lirimi me kusht. Gjyqi i tij me akuza për shfrytëzim seksual dhe zhvatje është caktuar për në maj të vitit të ardhshëm. Reperi tashmë po përballet me më shumë se 100 ankesa.
Diddy mohon të gjitha akuzat, duke u deklaruar i pafajshëm dhe avokati i tij thotë se nuk mund t’i përgjigjet çdo ” pretendimi të pabazë ” që rrjedh nga një ” fushatë e papërgjegjshme mediatike “. Megjithatë, aktakuza pretendon se Diddy përdori një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh për të abuzuar dhe heshtur viktimat e tij përmes dhunës, duke përfshirë rrëmbimin dhe rrahjen.
Avokati Tony Busby, i cili përfaqëson 120 viktima të supozuara, këmbëngul se ka prova, duke përfshirë fotografi dhe video, për të mbështetur akuzat. Ai paralajmëroi gjithashtu se emrat e të përfshirëve do të ishin tronditëse pasi akuzat përfshijnë shumë njerëz të fuqishëm dhe shumë “sekret të pista”./ kohajuaj