Më në fund “ Lumi Vjosa” u shpall “Park Kombëtar”! Lajmi gëzoi shumë nga ne, por jo vetëm. E
ndërkombtarizuar tashmë si cështje, me siguri ka gëzuar dhe shumë ambjetalistë europianë e më gjerë, deri në Californi.
Madje këtij lajmi I kishte bërë jehonë edhe prestigjiozja britanike “The Guardian”.
Por për shqiptarët në tërësi nuk ishte ky lajmi, por surpriza që i’u bë kryeministrit Rama në aktivitetin e
organizuar me këtë rast.
Dora vetë, solisti I “Grupit të Bëncës”, Golik Jaupi, më në fund realizon ëndrrën e tij, kushedi prej sa
kohësh të mbajtur në sirtar!
Me një zë që I dridhej, ca nga mosha e ca nga emocionet, Goliku arriti të mallëngjente jo vetëm kryeministrin Rama, ministren Kumbaro e kryetarin e bashkise Tërmetin, por edhe ata pak të huajt që ndodheshin aty , edhe pse nuk kuptonin asnje fjalë shqip.
Këndoi për “Atë” idhullin e tij, legjendën e gjallë, (pasi legjenda e parë tashme ka vdekur), këndoi për Edi Ramën, kryeministrin e shqiptarëve, ose sic thotë vetë Goliku , “Dhurata e Perëndisë”!
E për të vazhduar më pas me:
“Tunjatjeta Edi Rama, Ti je burrë që nuk do reklama
Shqipëria të ka fatë , ti e ke mëndjen të artë”
Shumë e njohin Golikun që nga koha kur I këndonte komandantit Enver Hoxha. Po me të njëjtën dashuri, emocion e pasion sic këndoi sot për kryeministrin Rama.
Por le ta lemë Enverin atje ku është, e të
zbulojmë pak si arriti Goliku të realizoj ëndrrën e tij.
Dëshirën për t’I kushtuar një këngë “Dhuratës së Perëndisë” (Edi Rames) e kishte munduar prej kohësh!
Vite më parë, në ato takimet e fushatave, Goliku i kushtoi nje poezi kryeministrit tonë. Por brenga që nuk po I kthente vargjet
në këgë, po I’a hante shpirtin, tashmë që dhe vitet po I numëronte mbrapsh.
Duke parë këtë gjendje të tij , situatën e mori në dorë vetë Tërmeti , kryetari I bashkisë Tepelenës , por
që nuk mbeti mbrapa as ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro.
Meqënëse ne shqiptarët e kemi “kujtesën e fortë”, kuptohet për rastet si ky që do them!
Besoj të gjithë e mbajnë mend zonjën ministre duke qarë në sallën e parlamentit nga ajo cka shefi I saj,
Rama I tha në vesh, në atë kohë, por që edhe sot e kësaj dite ka mbetur enigëm!
Për ta fshirë nga memorja e shqiptarëve këtë moment, zonja Kumbaro filloi të mendoj për një “plan
strategjik të mirëfilltë”. Në memorien e shqiptarëve ministra duhet të mbahet mend si zonja që qesh dhe jo qan në krahë të shefit të saj.
Dhe mesa duket zgjidhja ishte Golik Jaupi! Në një bashkpunim të frytshëm me mikun e saj Tërmet, I cili si
vet emri që ka, shkatërron cdo gjë për të arritur qëllimin e zonjës ministre, misioni u kry! Dhe rezultati ishte ky që
pam sot. Kënga kushtuar kryeministrit tonë, sic e quan dhe vetë Goliku, “Kryebiri I shqipërisë”!
Me siguri që brezi që e mbante mend Golikun duke I kënduar komandantit “u mallëngjyen” , ndërsa të rinjve i’u
mesua që “tradita” për ti kënduar liderve të partive, idhujve të tyre duhet të vazhdoje!
Si këngëtar jemi të popullit thoshte diku ne nje interviste, Goliku, por I këndojmë udheqësve !
Se deri kur do vazhdojë kjo tradite, kush e di të na e thonë!