Prokuroria e Tiranës jep pretencën për episodin e dhunës në Oborrin Mbretëror. Prokuroria kërkon që të shpallen fajtor Princ Leka, ish-bashkëshortja Elia Zaharia dhe babai i saj Gjergj Zaharia.

Konkretisht, burimet thonë se organi i akuzës kërkon dënimin me 1 vit e 6 muaj për Princ Lekën, 6 muaj për Elia Zaharinë dhe 1 vit për babanë e saj. Dënimin më të lartë e ka Princ Leka, ndërkohë nëse të tre shpallen fajtor nga Gjykata dënimi do t’iu konvertohet në shërbim prove.

Të tre personat te cilët akuzohen për “dhunë në familje”, u gjykuan me procedurën e gjykimit të shkurtuar, ndërkaq seanca e radhës për shpalljen e vendimit u caktua në datë 13 dhjetor.

Vendimi do jepet nga gjyqtarja Migena Laska.