Partia Socialiste depozitoi në Kuvend kërkesën për përjashtim e 24 deputetëve të PD-së, pas dhunës dhe kaosit të shkaktuar në seancën plenare të së hënës.

Brenda 48 orëve mblidhet Sekretariati i Etikës për masat për 24 deputetët e PD.

PS kërkon marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.

Kujtojmë se Flamur Noka, në dakordësi me deputetët e tjerë të kampit blu, ka nxjerrë një shishe benzinë nga çanta e koleges së tij, Elda Hoti duke djegur karriget, në të cilat do të duhet të uleshin edhe të përfaqësonin qytetarët.