Për Festivalin u kërkua nga Drejtori i Përgjithshëm dhe u miratua nga Këshilli një shumë prej 470 milionë lek të vjetra. Shtatëdhjetë milionë lek më shume se në Festivalin e vitit të kaluar. Pse ?!
Nga Leka BUNGO –
…Në dhjetorin e vitit te shkuar u organizua Festivali tradicional i kenges ne R.T.SH.. Rreth tij u bene shume komente dhe pati opinione nga me te ndryshmet. Ato dite Festivali ishte ne fokusin e shtypit te përditshëm .
Ndërkohë shkrimet apo analizat ne pjesen e tyre me te madhe nuk ishin optimiste per nivelin e tij perkundrazi , e cilesonin si nje nga Festivalet me te dobta nder vite.
Ne keto rrjeshta nuk kam ndermend te bej analizen e Festivalit sepse nuk e ndjej vehten kompetent , por gjithesesi me duhet te pranoj me keqardhje se niveli i realizimit te tij ishte ne kufi me deshtimin .
Dhe nuk mund te ndodhte ndryshe .
Pervec “ mëkateve “ te tjera , emerimi i pa përgjegjshëm i nje inxhinjeri ne krye te Festivalit dhe veçanërisht përzgjedhja e gazetares ne postin e Drejtorit artistik ishin “mëkatet e medha “ qe sollën ate rezultat qe sollen .
Festivali i kenges ne R.T.SH. eshte aktiviteti me i rendesishem i Muzikes ne Republikën e Shqiperise . Si eshte e mundur te mos gjendej ne te gjithe vendin apo ne trevat tjera shqipetare nje Personalitet ne fushen e artit muzikor por t’i besohej Drejtimi artistik i Festivalit muzikor nje Gazetareje , e cila nuk ka asnje lidhje me muziken. Ajo qe ra ne sy sapo u ndezen dritat ishte skenografia e spektaklit. Nje dekor i pa afte per te transmetuar nje mendim te spektatori. Ndërtimi i Dekorit ishte mbështetur tërësisht ne teknologjinë e ndriçimit .
Përdorimi e dritave pa kriter per te “cuditur “ spektatorin nuk arrinte te krijonte nje atmosfere artistike serioze, sic duhej te ishte i gjithë Festivali. Përkundrazi , edhe pse ishe ulur ne sallën luksoze te koncerteve te krijohej ndjesia sikur ishe ne nje diskoteke.
Ne skenën e Festivalit , ndryshe nga vitet e mëparshme munguan këngëtarët dhe kompozitoret me te mire te vendit, ata qe e bejne Festivalin! Ky është nje nga rastet qe tregon se vendimet e shumicës ne Keshill nuk jane kurdoherë te drejta .
Me propozimin e Drejtorit te Përgjithshëm u vendos qe kënga , e cila do te përfaqësonte Shqiperine ne Festivalin Europian nuk do te përzgjidhej nga juria e perbere nga profesioniste por nga vota popullore !?!
Me fjale te tjera , vota e Profesor Zhani Cikos duhej te konsiderohej e njejtë me votën e rritëses se dalluar te viçave ne Roskovec!?
Ndoshta opinionet artistike nuk jane objekt analize per Kontrollin e Larte te Shtetit , por ato nuk jane te vetmet probleme. Sipas gjykimit tim , ne nje aktivitet kombëtar, ne te cilin ndërthuren gjini artistike nga fusha te ndryshme te krijimtarisë dhe marrin pjese qindra artiste , nje nga problemet eshte edhe ai i “shifrave “. Problem qe eshte, pa dyshim, ne fokusin e nje gjykimi profesional dhe te specializuar sic eshte ai i Kontrollit te Larte te Shtetit .
Une s’jam jam kompetent dhe nuk “akuzoj “ kerkend lidhur me abuzime me “shifrat “, por … Për Festivalin u kerkua nga Drejtori i Përgjithshëm dhe u miratua nga Këshilli nje shume prej 470
( katërqind e shtatëdhjetë milionë ) lek te vjetra. Shtatëdhjetë milion lek me shume se ne Festivalin e vitit te kaluar ?! Pse ?! Cili ishte ndryshimi cilësor qe ndikoj ne rritjen e shpenzimeve? RTSH nuk eshte Televizion privat , shpenzimet e tij mbulohen nga te ardhurat e taksa paguesve shqiptarë. / Koha Juaj.com – media që gazetarinë e ka mision, jo pasurim. Na ndiqni se nuk do zhgënjeheni.