Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka zbuluar se si një deputete e opozitës kishte marrë në seancën plenare të së enjtes brenda në sallë, një flakadan.
Sipas tij, këtë flakadan do ta shkrepte deputeti Edmond Spaho.
“Në seancën e fundit ka pasur një përpjekje për ta përshkallëzuar dhunën në Kuvend.
Një deputete duke përfituar nga fakti i të qenit zonjë ka futur në Kuvend një flakadan dhe pastaj atentatori do ishte zoti Spaho.
Për fat të mirë duke qenë se dhe unë ju drejtova publikisht i thashë “zoti Spaho mos e shkrep flakadanin”, nuk ndodhi gjë”, tha Balla.
“Shpresoj që akte të tilla dhune mos ndodhin në Kuvend”, vijoi ai.
Mendohet se flaakdani do shkrepej kur në sallë të vinte Rama.
Kujtojmë që në seancën plenare të së enjtes, u krijua sërish kaos për shkak të përjashtimit të disa deputetëve të tjerë të PD. Ndërkohë që paralelisht jashtë Kuvendit u mbajt edhe protesta e radhës e opozitës.