Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në periferi të Athinës, ku 6 persona janë gjetur të vrarë me armë zjarri, të cilët dyshohet se janë shqiptarë.

Sipas mediave greke, 5 nga viktima u gjetën të vdekur brenda makinës, ndërsa i gjashti jashtë mjetit.

Protothema.gr, raporton se në vendngjarje janë gjetur 25 gëzhoja, ndërsa policia është në kërkim të një veture dhe një motoçiklete, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët.

Mjeti i viktimave është me targa gjermane, ndërsa paraprakisht dyshohet se viktimat të jenë shqiptarë, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.