Policia ka dhënë detaje nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të Poliçanit.
Blutë bëjnë me dije se konkretisht aksidenti u regjistrua në rrugën rurale të fshatit Plirëz.
15-vjeçari me iniciale F.Z., duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.
Nga ky aksident konfirmohet se ka humbur jetën shtetasi A.Z (pasagjer në mjet) rreth 15 vjeç, si dhe janë dëmtuar shtetasi F.Z (drejtues mjeti), dhe dy shtetase të tjera të mitura që ndodheshin në makinë.
Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkaq, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.