“Gjermania po luan një rol të rëndësishëm në dërgimin e armëve në Ukrainë dhe  diçka e tillë ka rritur përfshirjen e saj të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë në konflikt”. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në lidhje me dërgimin e tankeve Leopard në Ukrainë.

Rikujtojmë se tanket e para Leopard 2 nga Gjermania janë dërguar në Ukrainë, sipas një deklaratë të ministrisë ruse të mbrojtjes. 18 tanke u dorëzuan pas trajnimit të forcave ukrainase në përdorimin e tyre.

Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius tha se ishte i sigurt se tanket mund të luanin një kontribut vendimtar në vijën e parë të luftës.