Deputetja e Partisë Demokratike, mbështetëse e krahut të Lulzim Bashës, Orjola Pampuri ka kritikuar kolegët e saj të Rithemelimit, për qëndrimin e tyre në Parlament, duke bllokuar punimet e Kuvendit.

Me anë të një postimi në Facebook, Pampuri thotë se “nuk ka nevojë të inskenohen skena grushti”, por mjafton që me qetësi të bëjnë publike diçka dine për njëri – tjetrin.

Gjithçka ndodh në Parlament, deputetja e PD e shikon si hipokrizi, që nuk i shërben askujt veçse grupeve te interesit, që siç shprehet ajo “ditën bëjnë sikur zihen e pasdite presin llokmën e radhës”.

Parlamenti është institucioni ku çdo përfaqësues i qytetareve duhet të debatoje, mendoj ne mënyre konstruktive me argumente, mbi çështje që prekin drejtpërdrejtë qytetaret, mbi çështje qe lidhen drejtpërdrejte me hallet dhe problemet e tyre.

Shqiptaret, te çdo kahu qofshin u lodhen me një teatër dhune ne atë salle parlamenti, u lodhen me skena hipokrizie, të cilat nuk i shërbejnë askujt veçse grupeve te interesit, që ditën bëjnë sikur zihen e pasdite presin llokmën e radhës.

Doni vërtetë te jeni te besueshëm per shqiptaret?

S’ka nevoje te inskenoni skena “grushti”!

Me qetësi, dilni në foltoren e parlamentit dhe tregoni gjithçka dini për njeri-tjetrin, ç’kodoni fjalimet me iniciale me te cilat shantazhoni njeri-tjetrin, nxirrni videot qe keni thënë qe posedoni, te kuqe, blu apo lejla, dhe ja ku u zgjidh gjithçka, shqiptaret njihen me te vërtetat e medha, ajo salle shpëton njëherë e mire nga skena qe nuk i kane hije asnjërit, dhe e ardhmja është me e qarte për çdo shqiptar dhe cdo votues.

Ndryshe me skena te tilla i shërbeni njeri-tjetrit, dhe asgjë me shume. Shqiptaret nuk mund te ndjekin me modele dhune