Një grua ka humbur jetën sot nga mbytja në lumin Moraça në Podgoricë, teksa foshnja e saj, është nxjerrë e gjallë nga aty dhe është transferuar në Spitalin e Fëmijëve.

Foshnja që u shpëtua sot nga Moraça është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, por gjithmonë ka rrezik komplikimesh, pasi bëhet fjalë për një fëmijë që nuk ka mbushur as dy muaj, ka thënë për RTCG, mjeku kujdestar nga Reparti Intensiv i Institutit për Sëmundjet e Fëmijëve.

Image

Deputeti Adnan Dibrani pas shpëtimit të foshnjes nga mbytja në lum

FOTO GALERI

“Fëmija është në rrezik të komplikimeve të aspirimit dhe infeksionit. Ai po monitorohet në reanimacion dhe çdo prognozë është e rëndë, po të kemi parasysh që fëmija është dy muajsh”.