Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, sot në seancën e fundit parlamentare ka shkruar me një shalqi me vete.

Pas tufës me grurë dhe qeseve të plehrave që ka sjellë herët e tjera, shalqiri këtë herë për Korreshin simbolizonte gjithçka i ka ofruar sipas tij ministria e Bujqësisë fermerëve, pas pezullimit te fondeve i PARD nga BE.

Prej shalqirit më pas nxori një kastravec, për të cilin tha se është dhurata e IPARD 3 për qeverinë që po i a nxin fytyrën Shqipërisë.

Sot solla një shalqi në shenjë simbolike. Ky shalqi nënkupton sa i madh ishte fondi IPARD 1 dhe IPARD 3.

Unë do jua hap për t’jua vërtetuar se çfarë ka brenda shalqiri.

Kjo ka ngel për të gjithë fermerët, të tjerat i hëngri Ministria me AZHBR dhe si simbol (nxjerr një kastravec), këtë na ka lënë IPARD 3-shi të gjithë shqiptarëve.

Kjo qeveri hajdute nuk i meriton votat e këtyre njerëzve, se përditë e më keq po na nxjerr bëjnë kudo përfaqësohemi”, tha ai.