Mbështetësit e Partisë Demokratike nga të gjitha rrethet e vendit janë mbledhur këtë të hënë në Tiranë për të marrë pjesë në protestën e opozitës. Një pjesë e protestuesve kanë zgjedhur të bashkohen me drejtuesit e PD-së në selinë blu.

Në një prononcim për media, një protestues i veshur me kostum tradicional i bën thirrje deputetëve që të mos ikin nga protesta, por të qëndrojnë në shesh deri në rrëzimin e qeverisë.

“Do qëndrojmë natë e ditë. U bëj thirrje deputetëve të mos ikin, por të rrinë me popullin aty deri sa të ikë Edi Rama,” tha protestuesi.

Madje, ai shkoi më tej kur propozoi nxjerrjen e Berishës nga arresti shtëpiak në mënyrë që t’i bashkohet protestës së opozitës.

“Kam shumë dëshirë që zotin Berisha të shkojmë ta marrim dhe ta nxjerrim në protestë,” shtoi protestuesi.