Vetëm 5 ditë para zgjedhjeve të pjesshme në Kukës, deputetët demokrat mbështetës të grupimeve të Berishës dhe Bardhitjanë mbledhur këtë të martë në qytetin e Kukësit.

Për takimin, deputetët demokrat u njoftuan gjatë fundjavës dhe është në vazhdën e takimeve që kanë zhvilluar deri më tani në kryeqytet me qëllim për-bashkimin e qëndrimeve të dy grupimeve të deputetëve.

Takimi shikohet edhe si një mbështetje dhe angazhim total i opozitës së drejtuar nga Berisha për të fituar bashkinë e Kukësit me kandidatin Emri Vata.

Ky i fundit ishte dhe vetë i pranioshëm në takim duke marrë mbështetjen e deputetëve demokratë.