“R.T.SH-ja është Institucioni me i madh mediatik e megjithatë ne strukturën e tij drejtuese nuk ka asnjë gazetar!!! Asnjë ! Edhe zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i cili sipas Ligjit duhej te ishte punonjës i Medias , është INXHINJER! “ Shkruan në letrën denoncuese kryetari i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, Leka Bungo, një kopje të të cilës përveçse drejtorit Enkel Joti etj., i’a adreson edhe Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Më tej në tekstin e kësaj letre (të cilin po e japim pa e redaktuar), lexohet:
“ Zv. Drejtori i Përgjithshëm duhet te ketë përvojë pune ose drejtuese të DREJTEPERDREJTE ne median e shkruar ose audiovizive jo me pak se pese vjet .”
Zv. Drejtori i përgjithshëm është trajtuar ne mënyrë te veçantë nga ana e juaj. Ai nuk ushtron vetem funksionin e tij. Ndërkohë ai është emëruar ( me komande ) Drejtor i Prodhimit , e cila ka ne organiken e saj ka rreth njëqind e shtatëdhjetë punonjës , ku pjesa me e madhe janë Regjisore , operatore , Montazhiere , Skenografe , Piktore , me fjale te tjera ARTISTE . Dhe te gjithe keta udhëhiqen nga një INXHINJER !
Po ky INXHINJER është emëruar Drejtor i Festivalit te Këngës ne R.T.SH!!! Ne Konferenca ndërkombëtare , ne Delegacione te ndryshme , ne marrëveshje ndërinstitucionale , si ajo me Radio Televizionin e Kosovës , apo me RAI-n , Zv.Drejtori është i kudo ndodhur, ndërkohë qe Këshilli Drejtues informohet per aktivitete te tilla te R.T.SH-se nga portalet e ndryshme , sikur te ishte Këshilli i Ndërmarrjes ne Rrobaqepësinë Ushtarake te Gjirokastrës.
Perse ndodh kjo ?
Sepse, ju i nderuar , i keni ushqyer vetes mendimin se Drejtoria e Përgjithshme është eprore e Këshillit Drejtues , ndërkohë qe sipas Ligjit është kundërta .
Por edhe pse e njihni Ligjin ju e konsideroni K.D-es nje organizëm te përbëre nga njëmbëdhjetë noterë te cilët kane vetëm nje detyre , te ngrenë dorën për te miratuar çdo propozim te bere nga ana e juaj .
Stafi i Drejtorisë se Përgjithshme , i cili nuk ka asnjë Gazetar apo Krijues por vetëm inxhinierë , financiere dhe përgjegjës te ndryshëm , duket si një ekip qe drejton “Uzinën traktori “ dhe jo nje Institucion Mediatik !
Drejtori i Prodhimit dhe ai i Programeve , te cilët mbajnë peshën me te madhe ne realizimin e Programeve te Radios dhe Televizionit , nuk janë emëruar akoma edhe pse ju keni nëntë muaj ne karrigen e Drejtorit te Përgjithshëm .
Pse …?
Procesi i Rekrutimit te atyre qe duhet te marrin përsipër udhëheqjen e punëve , kryesisht ne fushën e krijimtarisë ,nuk është i thjeshte .
Përkundrazi .Është sa i vështirë aq edhe delikat. Ai kërkon modesti dhe vullnet nga drejtuesit me te larte te Institucionit per t’u konsultuar me Profesioniste te zot jo vetm brenda R.T.SH-se , por edhe jashtë tij.
E vetmja përpjekje nga ana e juaj ne kete rrafsh , është emërimi i Udhëheqësit Artistik te orkestrës Simfonike. Pa e vene aspak ne dyshim dëshirën e mire dhe Personalitetin e tij artistik , jam i mendjes se emërimi i tij nuk ishte zgjidhja me e mire . Ai punon dhe jeton ne Francë. Cili do te ishte ndryshimi nga një Dirigjent tjetër qe vjen ca dite ne Tirane , dirizhon koncertin dhe te nesërmen largohet përsëri ?! Misioni dhe detyrat e Udhëheqësit artistik nuk janë te njëjta me ato te një Dirigjenti te përkohshëm .
Për ketë arsye ato nuk mund te realizohen me “korespondence .” Dhe për te kompensuar mungesën e prezencës se përhershme te Udhëheqësit Artistik pranë Orkestrës keni punësuar me kontrate nje Menaxher ,i cili është i domosdoshëm per mbarëvajtjen e punëve te orkestrës .Mirëpo kur mësova se EDHE ky punon dhe jeton ne France ….?!? (Vijon)
Koha Juaj.com është një media e re që gazetarinë e konsideron mision, jo përfitim. Na ndiqni, nuk do zhgënjeheni