Në vijim të denoncimit publik të situatës që zotëron RTSH-në, një vit pas qenies në krye të tij, të Enkel Jotit, kryetari i Këshillit Drejtues të këtij institucioni mediatik, Leka Bungo, sjell argumentat mbështetëse të kësaj situate, që në vend të ishte në përmirësim të asaj të lenë trashëgim nga dyshja e famshme Thoma Gëllçi-Martin Leka, rezulton edhe më zi. Ja si e vijon denoncimin z.Bungo:
I nderuar zoti Drejtor !
Këto rreshta nuk do ti botoja ne qofte se ne mbledhjen e fundit te K. Drejtues nuk do te ndodhte një “ incident “.
Ashtu si ne mbledhjet e mëhershme njoftova Departamentin e Informacionit te sillte një ekip për te xhiruar kroniken .
Ne kohen qe do te niste mbledhja ju ndërhytë.
“Zoti Kryetar , juve nuk keni asnjë te drejte te ftoni gazetaret pa dijeninë time, aq më shumë për një mbledhje te zakonshme që nuk përbën lajm.
Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar jam unë dhe askush nuk ka të drejte të veprojë pa urdhrin tim .
“ Pas këtij turfullimi dhatë urdhër dhe gazetarët u larguan duke ngritur supet. ( Statuti I R.T.SH-së, në Nenin 17, Germa c : Këshilli Drejtues shprehet publikisht për transmetime, programe , dhe qëndrime të organeve të tjera drejtuese te R.T.SH-së dhe Stafit te tij …)
Kjo s’kish ndodhur asnjëherë më parë! Kënaqësia që të dha “ Incidenti “ të lexohej në sy .
Më në fund ia “ tregove vendin “ Kryetarit në sytë e anëtareve të Këshillit dhe gazetarëve, të cilët pak minuta me vonë do t’u tregonin kolegëve se kishin qenë prezent kur Drejtori i Përgjithshëm ia “ futi të dyja këmbët në një këpucë Kryetarit të Këshillit Drejtues “.
Në të vërtetë, motivi që fshihej pas këtij “Incidenti “ ishte tjetër.
Në mbledhje do të diskutohej për here te pare pas NENTE muajsh ( !!! ) Raporti i Drejtorisë së Përgjithshme për ecurinë e Reformës që kishit marrë përsipër kur aplikuat për postin e Drejtorit në R.T.SH .
Ajo që ju detyroi të përzinit gazetarët ishte “meraku “ se gjatë debateve për Raportin prej dhjetëra faqesh, mbushur me hollësira të pa nevojshme që rropateshin të mbulonin “Hallet” e vërteta të Institucionit si :
Shikueshmëria e ulët e Ekranit tonë.
Përkeqësimi i Strukturës te ri konceptuar nga Stafi juaj .
Mungesa e Spektakleve artistike .
Pamundësia për prodhimin e Programeve që duhet të “ushqejnë “ numurin e pafund të kanaleve televizive.
Mungesa drastike e Reklamave e të tjera …
Duke larguar Gazetarët, çdo diskutim do te mbetej brenda mureve te sallës se mbledhjes dhe nuk do te transmetohej ne Ekran .
Kjo ishte edhe arsyeja qe vendosa ti botoja ne shtyp , gjithë sa trajtova ne mbledhje” . (vijon)