Nisur nga situata e krijuar nga moti i keq, me reshje të dendura shiu, në dalje të qytetit të Klosit, nyja që lidh qytetin me rrugën e Arbrit, për shkak të pranisë së dendur të ujit, një pjesë e rrugës ka pësuar dëmtime dhe për këtë arsye është bërë devijimi i lëvizjes së mjeteve që lëvizin nga Klosi për në Tiranë.

Policia thotë se qytetarët e bashkisë Klos dhe Mat, që duan të lëvizin në drejtim të Tiranës deri në pastrimin e rrugës nga firma kontraktore do të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz.

“Patrullat e Policisë Rrugore janë në gatishmëri, për t’iu ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve në rast nevoje për ndihmë dhe për të menaxhuar trafikun rrugor“, njoftoi policia.