Ka nisur në KAS rinumërimi i votave preferenciale mes kandidatëve të PD në 42 kuti votimi të qarkut Dibër, kërkesë e bërë nga Xhemal Gjunkshi me pretendimin se iu vodhën votat.
Në nisje të mbledhjes, anëtari i KAS Elvin Lako sqaroi se bëhet fjalë për 42 kuti votimi dhe jo 44, për shkak të një gabimi.
“Nga një verifikim, na rezulton që kemi një dublikim të një QV. QV 1029/00 e keni shkruar dy herë. QV 1096/00 i përket KQZAZ 19. Ne sot do të kqyrim 42 kuti votimi”, tha anëtari i KAS, Elvin Lako.
Gjunkshi nuk mundi të fitojë mandat, me numërimin që u bë më 11 maj.