Federata Shqiptare e Futbollit ka dhene nje deklarate te pazakonte diten e sotme ku ka njoftuar anulimin e ndeshjes Kastrioti-Bylis, per shkak se arbitrat nuk kane marre persiper gjykimin e ndeshjes per shkak te kercenimeve me jete.

Ne deklarten e FSHF ky institucion doli zbuluar ku tregoi edhe trukimin e nje ndeshje, asaj mes Kastriotit dhe Laçit.

FSHF pranoi se nga frika arbitri i asaj ndeshje i anuloi nje gol te rregullt ekipit te Laçit nga frika e kercenimeve me jete dhe me pas ndeshja perfundoi ne favor te skuadres kundershtare.

Nje deklarate e rende e bere nga ky institucion futbolli qe ka per detyre mbarvajtjen e drejte te ndeshjeve, duke e mbajtur te fshehte kete skandal dhe qe e zbuloi sot, nje jave me pas.

Organet kompetente nuk duhet te hetojne tashme vetem kercenuesit e arbitrave, por dhe institucionin e FSHF qe e mbajti te fshehur kete ngjarje te shemtuar te futbollit shqiptar.