Dega PD në Cërrikut ka shpallur emrin e kandidatit që do të garojë për postin e kryetarit të bashkisë në zgjedhjet e pjesshme që do të zhvillohen më 9 nëntor, pa pyetur për vendimin e Sali Berishës dhe degës qendrore në Tiranë.
Amarildo Hoxha, doktor, sipas degës së Cërrikut, do të përfaqësojë qytetarët e Cërrikut.
Postimi i Partisë Demokratike, dega Cërrik:
Përshëndetje të nderuar demokratët!
Të dashur qytetarë të Cerrikut e rrethinave
Kandidati që do të përfaqësojë PD e Cerrikut në garën për Kryetarë Bashkie në zgjedhjet e pjesshme më 9 Nëndor është z.Amarildo Hoxha , një bir i ndershëm i këtij qyteti, një zë i qytetarëve dhe një përfaqësues dinjitoz i Partisë Demokratike.
Një garë që nuk është vetëm për një post, por për dinjitetin e qytetit tonë, për besimin e qytetarëve tanë dhe për rikthimin e shpresës që Cerriku meriton.
Cerriku ka nevojë për ndryshim, për frymë të re, për dinjitet të ndershëm e vizionar.
Është koha që Partia Demokratike të Rikthehet si forcë e shpresës dhe e besimit në çdo familje të këtij qyteti !
Kanidati ynë Dr. Amarildo është njeriu i duhur për këtë mision.
Ai vjen nga nga njerëzit , i njeh hallet e tyre, i ka dëgjuar dhe i ka ndihmuar jo vetëm në kohë fushatash , por çdo ditë.
Ka integritet, përkushtim dhe një dashuri të vërtetë për këtë komunitet . Ai përfaqëson tipin e përfaqësuesit që ne duam të shohim: të afërt me qytetarin, të drejtë në vendimmarrje dhe të palodhur në punën
Partia jonë në Cerrik ,ka njerëz të aftë , struktura të forta dhe mbi të gjitha zemrën e qytetarëve.
Nëse qëndrojmë të bashkuar, nëse punojmë me përkushtim dhe me besim , më 9 Nëndor ne do kthejmë Cerrikun në ngjyrat e shpresës , në ngjyrat e së djathtës , në ngjyrat e fitores
Prandaj dhe Cerriku do të votojë ndryshimin më 9 Nëndor