“Dimir i papritur”, që ka pushtuar veriun e vendit më reshje dëbore dhe tëmperatura të ulëta, ka bllokuar bjeshkatarët që veronin ende në stane.
Njoftimet më të fundit nga policia e Kukësit, bëjnë me dije se dy pleq stanarë, kanë humbur lidhjet dhe komnikimin që nga pasditja e djeshme me familjarët. Ende nuk dihet nëse ata janë në stane e s’kanë mundësi komunikimi me telefonë, apo të jenë nisur mes një udhëtimi të pamundur drejt shtëpive dhe të kenë mbetur në rrugë.
Djali i tyre është nisur drej stanit në Bjeshkët e Degës në njësinë administrative Fierze, por e ka patur të pamundur të vijojë më shumë se gjysëm e rrugës në një trashësi dëbore, që arrin deri në 50 cm, dhe ka lëshar thirrje për ndihmë në drejtim të policisë, nënprefekturës dhe familjarëve. Menjherë drejt tij sot janë nisur forca policie dhe banorë dhe një fadromë që pastron rrugën. Policia thotë se koha është e shkurtër dhe se ka shpresa që të gjenden shëndoshë e mirë nëse nuk kanë marrë “ aventurën e rrezikshme”, për të zbirur vetë bashkë me bagtëtitë nga bjeshka.
Ka patur dhe tentative për tu ardhur në ndihmë nga ajri, por mjegulla dhe moti i lig, e bën të pamundr fluturimin në atë zonë.
Dhe në bjeshkët e Kukësit, ka ende barinj në stane në Përbreg dhe Shtiqën, përkatësisht në Pikëllimë e Gjalicë, por nuk njoftohet për problem, pasi një pjesë zbritën dje.
Edhe sot ka vijuar moti i ftohët e me reshje. Sipas Emergjencave CIvile ka ndërprerje të dritave në fshatart Topojan, Novosej, Kollovoz të Kukësit, në Kishaj e Cahan të Hasit dhe në Tropjë të Vjetër. Brigadat e riparimit të avarive janë në terren për riparimine defekteve. Rrugët nacionale janë të qarkullueshme./kohajuaj