Me debate po shoqërohet mbledhja e sotme komisionit për Sigurinë Kombëtare. Deputeti Ervin Salianji thotë se duhen kthyer vëmendja tek aktualiteti dhe të thirret ministri Balla të japë llogari.
Kjo kërkesë u ironizua nga kryetari i Komisionit Nasip Naço i cili përmendi se nuk po bëhen dot 7 deputetë siç e kërkon rregullorja për ta bërë këtë kërkesë.
Replikat:
Salianji: Do bëjmë ndonjëherë ndonjë gjë për interesin publik apo do vazhdoni të bëjmë ligje klienteliste. Apo do vazhdojmë të bëjmë hajde këtu ngri dorën dhe ik sikur ke ndonjë nxitim.
Naço: Folët 360 gradë për gjithçka, harruat diçka lidhur më kërkesat që bëni. Është e diasata herë që ripërsërisni një kërkesë për ministrin e Brendshëm dhe nga deputetë nga 7 deputetë që duhen jeni gjithnjë 6. Lus Zotin të bashkoheni të bëheni 7.
Salianji: Lutjuni Ramës, se po të kishit Zot ju do ishit ndryshe. Ne po themi që në këtë komision.
Naço: Po flasim për komisionin këtu. Se pastaj thoni që kryetari na bullizon.