Banorët e Big Brother Vip janë argëtuar mbrëmjen e djeshme në një “Pyjama Party” të organizuar nga Vëllai i Madh.
Ata patën lojëra ku duhet tu përgjigjeshin pyetjeve me “spec”, të kryenin dënime të ndryshme, ose të pinin shots-a.
Tek loja e rulotit, Deas i ra dënimi ku duhet të puthte personin që ndodhej në të djathtë të saj dhe aty ndodhej Luizi.
Dea i ka marrë lejë Kiarës, e cila fillimisht e ka lejuar duke thënë se mos e bëni “sikur është nga Bathorja”.
Por, në momentin e fundit, Kiara ka ndërhyrë dhe nuk lejoi që të ndodhte puthja në buzë mes Luizit dher Deas.
Më pas Dea, e ka kryer dënimin duke puthur në buzë Nitën.