Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço komenton hapjen e zyrës së DEA-s në Tiranë.

Në një intervistë për ”Të Pashoq”, Karamuco paralajmëron nisjen e një epoke të re në luftën ndaj trafikut. Ai thotë se amerikanët kanë parë se ka nevojë për një volum më të lartë pune dhe prandaj vendosën të hapin zyrën e tyre.

Do të thotë një formë e organizmit të zyrës që ka volum pune. Që nuk është thjesht një oficer kontakti, por zyrë e mirëfilltë asistence. Dhe kjo e çon në tjetër nivel raportin me DEA-n. Kjo po hapet sepse ata gjykojnë që volumi i marrëdhënieve që kanë mes institucionet tona për trafikun e drogës, duhet të vijë në një nivel që duhet një zyrë konkrete. Jo një agjent i ngarkuar. Dhe kjo është një nga risitë”, thotë ai.

I pyetur nëse DEA ka besim te autoritetet shqiptare, duke qenë se ka nxjerrë numra kontakti direkt me qytetarët, eksperti përgjigjet kështu: “E kanë bërë në Meksikë, edhe në vende të tjera të Amerikës Latine. Edhe për çështjen e terrorizmit ata vënë numer direkt, edhe pse i kërkon vendi i tyre. Është kjo praktikë. Ata nuk bazohen vetëm te ligjet e tyre, por dhe te konventat. DEA ka 16 stacione në Evropë. Ka në Athinë dhe ne me ata kemi nisur kontaktet. Sollën një oficer në ambasadë. Zyra nuk do jetë vetëm për Shqipërinë, por dhe pjesën lart Adriatikut. Vijën dhe ata të FBI. Trajnojë, japin informacion dhe ikin. Kjo bëhet në mënyrë të shpeshtë”.