Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula tha se revolucionin e nisur nga Sali Berisha, nuk do ta quante të tillë, por një lëvizje popullore.
“Unë nuk dua ta quaj revolucion dhe më dhemb koka kur e dëgjoj. Do ta quaja një lëvizje popullore, unë i quaj të shëndetshme protestat. Problemi është pse nuk ndizet shpresa, është problem i opozitës”, theksoi Sula në ABC News.
Ai u shpreh se në politikë kanë ende aktorë që shikojnë privilegjet personale nga të dyja palët dhe në këtë rast opozita nuk po arrinë dot të ecë përpara sepse disa deputetë i “lëpihen liderëve për axhendën personale”.
“Shikojnë privilegje individuale, kështu ka qenë edhe kur ishim ne në mazhorancë. Opozita nuk po ecën përpara sepse disa deputetë po i lëpihen liderëve për axhendën personale”, shtoi Sula.