Më çeljen e fushatës nga koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore, e drejtuar nga Partia Demokratike, deputeti Dashnor Sula i ka dalë kundër kreut të opozitës, Sali Berisha.
I ftuar në “ABC News”, Sula është shprehur se Partisë Socialiste nuk mund ta sfidojë askush, ndërsa thekson se PD largon çdo person që del kundër.
“E kemi parë që PS është e unifikuar dhe askush s’mund ta sfidojë. Sepse edhe në këto zgjedhje do të ketë fragmentarizim të votës, dhe duhet thënë që disa do të shkojnë në kosh.
Unë e kam thënë që të do të duhej të bëhej maksimizimi i votës dhe duhet sakrifikuar brenda PD. Këta kanë vepruar me një mënyrë, kush është kundra largoje, ky është problemi i madh që ka PD.
Dhe nëse nuk ndryshon kjo qasje situata kështu do të jetë”, tha Sula.