Dan Hutra dyshohet të ketë qenë pjesë e grupeve kriminale dhe të ketë kryer edhe vrasje me pagesë për llogari të tyre.

Kështu është shprehur gazetari Spartak Koka në emisionin ‘Opinion’. “Ai duhet të jetë pjesë e një grupi kriminal dhe ka patur në rol aktiv në arratisjet te burgu i Drenovës.

Ka dyshime që ai të ketë bërë krime për llogari të grupeve kriminale, pse jo dhe vrasje me pagesë, po sigurisht kjo është pjesë e hetimit”, u shpreh Koka.

Sipas gazetarit Dan Hutra nuk punonte dhe nuk kishte të ardhura.

“Rrinte te disa lokale te ura e Institutit, të gjithë banorët atje e njihnin, rrinte, lëvizte me makina me qira, ose të një kushëriri, ose në një periudhë kohe ka marrë dhe makinën e vëllait të ish-bashkëjetueses. S’kishte të ardhura”.

Dan Hutra vrau 3 gra dhe plagosi 3 gra të tjera në Tiranë gjatë paradites të së mërkurës. Ai u arrestua pas rreth 6 orësh në zonën e landfillit të Sharrës.