Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi këtë të hënë 0-1 kundër Gjeorgjisë në Tbilisi, sfidë e vlefshme për Grupi B1 në Ligën e Kombeve.Një ditë përpara ndeshjes (e diel, 13 tetor), ultrasit e kombëtares shqiptare gjendeshin në Tbilisi, duke u hasur me një pritje aspak normale. Pas ofendimeve në kanalet e komunikimit dhe postimeve me fyerjen e simboleve shqiptare, grupimi shqiptar dhe ai gjeorgjian u ndeshën në rrugët e Tbilisit ku sipas raportimeve pati një përleshje me një të plagosur nga pala shqiptare, i cili shkoi edhe në spital për ndihmë mjekësore.
Në pamjet e dala vetëm këtë të martë, duket qartë se shkaku i përleshjes ka qenë acarimi mes ultrasve dhe hedhja në tokë e simboleve shqiptare. Ndërhyrja e policisë qetësoi gjakrat, teksa Tifozat Kuq e Zi kërkuan që të shoqëroheshin në stadium nga policia.
Për fat gjithçka u mbyll aty dhe nuk pati përplasje ditën e ndeshjes, me spektaklin që iu la fushës së lojës.