Në këtë ditë fundvere e fillimvjeshte, Mali i Dajtit, ka një frekuentim në rritje dhe fluksi i njerëzve që ngjiten me këmbë, me  biçikleta, shëtisin me kuaj dhe automjete është më i madh, sidomos në fundjavë.

Larmia dhe relievi i malit sipër kryeqytetit rreth 1500 m mbi nivelin e detit, shtigjet, restorantet, dhe improvizimet e “kuzhinave ditore’, uturimat e makinave që ngjithen me shpejtësi drejt malit, harmonizohen me cicërimat e zogjve që në këtë mot me diell dhe pas shirave, duket se i kanë dhënë energji natyrës, bimësisë, burimeve dhe gjallesave në këtë mal.

IMG 20250907 WA0136IMG 20250907 WA0009IMG 20250907 WA0031 2 IMG 20250907 WA0032

Ndalesa për pagesë dhe rruga e ngushtë.

Nëse do të frekunetosh Parkun Kombëtar, futja në të bëhët pasi ke bërë një  pëgesë 150 lekë për makinën dhe 50 lekë për  person. Biletaprerësi thotë se duhet patjetër pagesa dhe çdo gjë monitorohet me kamera, ndërkohë që pas marrjes së lekëvë nuk të jep biletën?!!

IMG 20250908 WA0007 1

Në fakt çdo park dhe resort i tillë dhe në vende të tjera  që mirëmbahen duhet paguar. Sapo vijon rrugën  më pak se njëkalimshe, kur në çdo sek të rrezikohet dhe jeta, nga fuoristradat që ngjiten “gjithë mllef”, e s’ka vend për ndërrim, mendon se me ato lekë që paguhen s’mund të bëhet gjë nëse shtetit nuk do zgjerojë rrugën dhe ta bëjë me dy kalime dhe me brez sigurie. Udha që ngjan si “sokak”, është  asfaltuar  që në kohën e monizmit, kur në mal ngjiteshin makinat e ushtrisë, të antenave dhe udhëheqjes së lartë, ajo stonon me atë pagesë që nuk dihet si e sa  përdoret për mirëmbatjen e parkut.

IMG 20250907 WA0032 1

IMG 20250907 WA0139

Investimet duken të pakta dhe janë më shumë nga privatat e në restorante, ku pleq të moshuar në rrugë të ftojnë me fletëpalsoje në duar për t’u ndalur tek pronarët e tyre, kur në fakt vajzat e reja dhe të veshura bukur, e bëjnë dhe më joshës për udhëtarët menunë kushtet që ata ofrojnë. Tek masivi i rrethuar kanë nisur dhe lojrat zbavitëse dhe ato të aventurës, me rrëshqitje dhe kacavarje në pemë, krysisht për të rinjtë dhe admirusesit e avenaturave.

IMG 20250907 WA0031

Të huajt kapin majën e malit në këmbë.

Në shtigjet që të çojnë tek antenat, kalaja, dhe Maja e Tujanit ka një sinjalistikë sqaruesë për vizitorët vendas dhe të huaj, por vendasit në shumicën e rasteve ndalojnë aty ku i lë makina, e të huajt  të gjithë në këmbë drejt majës. Italianët, që shumë banojnë në Tiranë, nuk mund të quhet më “turistë”, në Dajt ngjiten nga mbarë globi.

Që nga sheshi ku parkohen makinat dhe kalërohet me kuaj e deri në majë të gjithë “alipinistët” janë të huaj. Të vetmuar apo në grupe të vogla, kur ndërrohesh me ta përshëndetja e vetme është “Hello”, nuk ke shans të përshëndetesh në shqip, pasi shqiptarët, me përjashtime të rralla,  nuk ngjiten kaq lart por as nuk e kanë kulturë të përshëndesin.

IMG 20250907 WA0102

Ende mes malit është “brezi i betontë”, i shëtitorës përmes pyllit, ku më së shumti dikur shëtisnin pushuesit e kampit të puëntorëve, godinë e lënë për disa dekada në shkatërrim, e cila po ribëhët bashkë me vilën e ish- udhëheqësit komunist të vendit.

Tek qafa e malit turistët degëzohen majtas për Tujan dhe djathtas për në Majën e Antenave.

IMG 20250907 WA0165

Tek maja e Tujanit që është një “ballkon” i Dajtit, ku shihet Mali me Gropa, Rruga e Arbrit, ku kolona e automjeve gjarpëron dhe duket nga larg derisa, “gjarpëri fut kokën” në Tunelin e  Murrizit. Krahu drejt tunelit ka më shumë automjete dhe duket që e diela i “jep fund”, pushimeve dhe shumica e pushuesve, shqiptarë të Maqedonisë së Veriu, rendin drej shtëpive të tyre.

IMG 20250907 WA0093 1IMG 20250907 WA0091IMG 20250907 WA0095IMG 20250907 WA0090

Thuajse në çdo 5 minuta në majë mbërrijnë turistë të huaj. Një studente nga Sllovakia, bashkë me qenin e saj mahnitet teksa fotografon në 360 gradë gjithë këndin e shtrirë në atë çfarë shihet nga shkëmbi, që është dhe një “ tryezë”, ku malngjitësit, konsumojnë ujë, pije freskuese  dhe thyejnë dhe fruta të thata.

IMG 20250907 WA0189

“Është hera e parë që vij në Shqipëri, Mali i Dajtit është mal i veçantë. Më pëlqeu shumë. Do vij prapë”,- thotë studentja nga Sllovakia, vajzë e qeshur dhe shtalartë. Ajo bafasohet,  kur i kutojmë së Sllovakia e saj sapo e kishte mundur në ndeshjet e rradhës Gjermaninë e fortë  2 – 0 në Eliminatorët e Botërorit të Futbollit.

Pas saj duket se në rradhë janë 3 studentë që flasin rusisht. Më i gjati u prin dy të tjerëve dhe përballja më ne sikur nuk e bën të ndihet i qetë. “Njerëz”,  u thotë dy shokëve të tij që ende nuk e kanë nxjerrë trupin nga shtegu që të nxjerr në këtë ballkon.

IMG 20250907 WA0051

Në atë pak rusishte që kuptohet ata thonë se mali është shumë i pjerrët dhe se me interes panë dhe kodrën përballë ku janë instaluar antenat kryesore të komunikimit telefonik e radio- televiziv,  por dhe fortifikimet e padukshme dhe  tunelet e nëndheshme, që ata nuk i dine si shumkush që ngitet në mal. Tunelet  mbajnë  dhe shumë sekrete ushtarake. Pa autorizim askush nuk mund t’i vizitojë dhe të afrohet në këtë “Zonë ushtarake”

Teksa zbresim , sërish grupe turistësh sfidantë, të rinj e të moshuar. Në një “sedilje të rehatshme” dhe të sigurtë një baba, që duket se është nga Kina mban bebin e tij mbi supe i cili edhe pse dy vjeç, i akomoduar mirë dhe i sigurtë, ka kureshtjen për të parë dhe s’duket aspak i lodhur. Pak më poshtë turistë të tjerë dhe në krah një tjetër bebe këtë herë bjond, nga skandinavet që në duart e nënës së tij edhe pse disa muajsh dhe ai do jetë “pushtues “ i majës së malit’. Në antitezë më këto njërëz që e duan natyrën dhe jetën,  janë prindërit e fëmijëve shqiptarë me një kujdes të tepruar për fëmijët dhe një “dembelizmi tradicional” për vete. Askush prej vizitorëve të malit nuk është mbipeshë, mbajnë një shishe ujë në dorë , shkopin ndihmës dhe një mushama të hollë për mesi. Janë mendjendarë në objektivin e tyre. Nuk ka kthim mbrapa!

IMG 20250907 WA0053

Kuzhinat e i Improvizuara me erën e mishit të pjekur.

Shumica e viztorëve tanë ngjiten familjarisht deri tek sheshi i antenave dhe në livadhet dhe kuzhinat e iproivizuara, ku piqet mishi, qoftet, perimet e zgarës,  që të japin shijen e tyre shumë larg. Makinat e parkaura anash rrugës dhe nis kontributi  i të gjithëve që nga fëmijët, gratë e burrat për të ndezur zjarret e për të filluar  gatimin më grillë, ose me mjete rrethanore, e oxhakë të improvizuar në gurë.

Dreka është e majme dhe e shijshme. Pas saj duhet pushim dhe shumë prej vizitorëve që kanë konsumuar ushqime  me velra të larta ushqimore dhe alkoll duhet të pushojnë. Në disa livadhe “barkmdhenjtë”, rrotullohën mbi  bar, pasi kur janë shtrirë aty ishte hije, por dielli ka lëvizur dhe ata ende nuk e dinë se kanë dalë në diell. Dalja në Dajt për shumë vizitorë mbetet një ditë ku shkohet për të ngrëgnë e për të mbushur ujë më bidonë, si dëshmi dhe kujtim që ishin në Dajt. Shumë prej tyre dhe mbetjet e gostisë nuk i marrin me vete ose nuk i hedhin në kazënë, por i lënë aty duke shkaktuar dhe ndotje të pyllit.

IMG 20250907 WA0185IMG 20250907 WA0020 1

Uji dhe rradha e madhe.

Tashmë mbushja e ujit të pijshëm në Dajt është kthyer  “në modë”, për shumë vizitorë. Cilësia  dhe freskia e ujit, është, veccse shuan etjen, dhe një çlodhje për ta. Aty ku ka burime natyrore në këtë ditë vape, uji ka pakësuar prurjet dhe rradhët janë të mëdha. Në fakt edhe nuk janë të kontrolluara si burime. Ndërkohë më të fituarit janë pronarët e kafeneve përgjatë rrugës, që janë treguar të vëmendshëm që pranë kafenve apo resotoranteve të tyre të kënë dhe burimet e ujit. 100 lekë të vjetra bidonin e shesin dhe rradhët janë të mëdha. Në fakt dhe këtu nuk dihet saktësisht nësë kanë të drejtë të shesin ujin e pijshëm që është pasuri kombëtare dhe menaxhohet nga institucione legale dhe të licensuara.

IMG 20250908 WA0006

Jo vetëm vizitorët , po nga Tirana përditë dhe pambarim ngjiten banorët me dhjetra bidonë disalitërsh në makina për të mbushur ujë.

Dajti u jep ujë, jetë , qetësi, panaromë vizitorëve të vet, por dhe këta të fundit duhet të kujdesen dhe ta duan më shumë malin e tyre. Shteti nga ana tjetër duhet të hedhë hapa konkretë për inevstime dhe ruatje të pasurisë pyjore, botës së egër dhe ujrave të malit./kohajuaj