Këtë pasditë Erseka dhe rrethinat janë përfshirë nga reshjet e dendura të shiut dhe breshrit.

Breshri siç raportojnë banorët zgjati deri në 20 minuta dhe po sipas tyre mendohet të ketë bërë dëme në drufrutorë.

Do të jenë grupet e punës që do të zbresin në terren ditën e hënë për të evidentuar dëmet.