Më herët u raportua se Al-Hilal është afër sjelljes së argjentinasit në Arabinë Saudite, me një propozim që i kalon 350 milionë euro në vit.
Situata duket se ka shkuar një hap më tej, pasi sipas raportimeve të reja klubi saudit synon t’i ofrojë Messit 600 milionë euro në vit, propozim që nëse është i vërtetë vështirë ta refuzojë dikush.
Sigurisht, siç theksohet, prioriteti i Messit dhe familjes së tij mbetet Barcelona, me katalanasit që bëjnë gjithçka që munden për të rikthyer në tokën spanjolle lojtarin më të mirë të historisë së tyre.