CIA  së fundmi ka publikuar një skemë të gjerë ryshfeti ku i përfshirë është kryetari i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiç.

Zyrtarët amerikanë në një konferencë për mediat kanë njoftuar se e gjithë skema ishte e ndërlikuar dhe se ishte projektuar për të qenë e tillë në mënyrë që paratë të mos mund të gjurmoheshin.

“Ata e dinin se çfarë po bënin dhe dinin si ta bënin atë, dhe e kishin bërë shumë herë në të gjithë botën”, ka thënë një zyrtar amerikan.

Zyrtarët e CIA-s u përpoqën të shpjegonin të gjitha detajet dhe flukset e parave në konferencën për shtyp, sepse është një aferë që trondit Amerikën prej muajsh.

Nga ana tjetër, disa media në Serbi vënë në dukje se “është shumë interesante që gjoja “protestat kundër dhunës” të organizuara në Serbi nga opozita, një nga zëdhënësit e së cilës është Vuk Jeremiç, janë nisur pikërisht në momentin kur CIA ka prezantuar çelësin, dëshmi për aferën dhe përfshirjen e Jeremiçit”.