Probleme të mëdha për Taulant Xhakën te Baseli, klub të cilin pak javë më parë Granit Xhaka e kritikoi ashpër edhe pse ndoshta nuk e ka ditur se vëllai i tij do të bëhej viktimë e sjelljes aspak profesionale të drejtuesve aktualë. 31-vjeçari shqiptar ndihet i tradhëtuar nga klubi ku luan që prej vitit 2010 edhe pse tifozët e mbështesin plotësisht dhe një gjë të tillë e kanë bërë edhe përpara ndeshjes me Servette.

Ai ka një kontratë që e lidh me Basel deri në 2024 nga e cila përfiton 1.3 milionë në sezon me opsion rinovimin automatik nëse arrin të regjistrojë një numër të caktuar ndeshjesh.

Klubi i ka premtuar rinovimin me kushte të ndryshme financiare për shkak të reformimit që po bën por lojtari duket se nuk është dakort dhe në këtë mënyrë, kjo reflektohet në paraqitjet e tij në fushën e lojës ku po shfaqet gjithmonë e më pak në mënyrë që klauzola të mbetet e papërmbushur dhe rinovimi automatik të mos realizohet.

Sipas “blich.ch”, gjatë kohëve të fundit, kritikat ndaj Baselit për sjelljen arrogante ndaj emrave që kanë shkruar historinë me këtë klub, janë shtuar dhe klubi duhet të rishikojë qëndrimin në politikëbn armiqësore ndaj ikonave të tij.