Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka ironizuar pyetjet e kreu të grupit të PS, Bledi Çuçi, ndaj drejtuesit të SPAK në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, ky pyeti se çfarë ndodh me magjistratët që nuk kaluan vettingun.
Në një reagim në rrjetet sociale, Alibeaj shkruan se dikush duhet t’ia kujtoj
t në Këshillin e Integrimit, se votuan 1 javë më parë ligjin e amnistisë, me anë të së cilës amnistojnë edhe gjyqtarët dhe prokurorët.
Ndër të tjera, ai shkruan se ka qenë kërkesë ultimative e kahershme e BE-së se, gjyqtarë e prokurorë që nuk kalojnë vetingun, duhet ti nështrohen procedimit penal/pasuror prej SPAK.
Reagimi i Alibeajt:
Dëgjova kryetarin e grupit të PS, Bledi Çuçi që “i preokupuar” për integrimin e Shqipërisë në BE, pyet drejtuesin e SPAK, Altin Dumani: Çfarë ndodh me prokurorët dhe gjyqtarët që nuk e kaluan vetingun?
Dikush duhet t’ia kujtoj Bledi Çuçit dhe deputetëve të tjerë, aty në Këshillin e Integrimit, se së bashku votuan, 1 javë më parë ligjin e amnistisë, me anë të së cilës, ndër të tjera, amnistojnë edhe gjyqtarët dhe prokurorët!
(Shënim: ka qenë kërkesë ultimative e kahershme e BE-së se, gjyqtarë e prokurorë që nuk kalojnë vetingun, duhet ti nështrohen procedimit penal/pasuror prej SPAK)