Sali Berisha është shprehur se nëse parlamenti vendos të heqë imunitetin ndaj tij duke i hapur rrugë shtëngimit të masës së sigurisë, aksioni opozitar do të vijojë dhe se është më i motivuar se kurrë.
“Nëse parlamenti pranon këtë vendim të paligjshëm të bazuar në vendim antikushtetues është përgjegjësia e tij, unë do përputhem me vendimin.
Sa i përket opozitës asgjë nuk e ndal dot betejën pa kthim deri në fitore.
Shqiptarët e shohin si një përpjekje tjetër për të dëmtuar opozitën. Ky akt kundër meje është një frymëzim për mua. Nga ky kontekst jam më i motivuar se kurrë”, tha Berisha.