Avokati Spartak Ngjela ka folur lidhur me arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta. Ngjela tha se prej dy vitesh filluar kundër korrupsionit, e cila sipas tij do të vijojë.
Avokati tha se Meta është arrestuar pas hetimeve të SPAK, institucion i krijuar nga ndërkombëtarët e sipas tij hetimet janë ende sekret.
“I ka arrestuar pushteti gjyqësor, nuk i ka arrestuar politika. Pushteti gjyqësor dhe hetimi është shkencë dhe është sekret. Ne nuk dimë gjë fare se cilat janë provat. I ka arrestuar, tani të presim kur të dalin gjërat në Gjykatë. Hetimi është sekret”,-tha Ngjela.
I pyetur nëse gjithë këto ngjarje mund të sjellin në të ardhmen edhe shpërbërjen e SPAK, Ngjela tha:
“Është pamundësi absolute. Pse do shpërbehet ai ka dalë me koncept kushtetues. Ai ka dalë në parlament me 140 vota. Kush do e shkarkojë? Parlamenti?
Ajo që do bëjë SPAK, do e shikoni, është shpëtimi i Shqipërisë nga gjithë të korruptuarit e mëdhenj të politikës shqiptare. Këtë do e shikoni hap pas hapi”,-tha avokati Ngjela në Euronews Albania.