Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Kastriot Ismailaj, duke lënë kështu në fuqi dënimin me 11 vite burg.
Më datë 8 maj të vitit 2018, Apeli i Tiranës la në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënimin e Ismailaj me 11 vite burg, për skandalin CEZ-DIA.
Lidhur me vendimin e Apelit të Tiranës, Ismailaj bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkesë e cila u rrezua nga trupa e gjykimit e përbërë nga Ilir Panda, Medi Bici dhe Valbon Çekrezi.
Kastriot Ismailaj u arrestua më 12 Maj 2015 nga Sektori i Pastrimit te Parave dhe ai i Krimit Ekonomik dhe Financiar për mashtrim me shuma të mëdha parash. Kastriot Ismailaj u akuzua për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të parave”, vepra këto të kryera në bashkëpunim me persona të tjerë, por sipas akuzës, i dënuari duke falsifikuar dokumentat arriti të përvetësojë nga kompania CEZ, rreth 5 milionë Euro për një shërbim të cilin s’e kishte kryer.