Çeshtja Broja vijon te jete nje teme e nxehte ne Kombetaren shqiptare. Kjo per shkak te mos grumbullimit te tij ne dy ndeshjet e fundit eleminatore qe Shqiperia do te luaje kunder Moldavise dhe Ishujve Faroe.

Silvinjo e justifikoi mungesen e Brojes per arsye demtimi ku ne konferencen per shtyp ai u shpreh:

“roja është lojtar i cili sot bën 11 muaj që kishte dëmtim të rëndë dhe ka kohë të riaftësohet, ai nuk është kthyer plotësisht, ka 11 muaj që nuk bën 90 minuta.

Ai nuk ka luajtur në asnjë nga 4 ndeshjet në këtë muaj, ka kohë që të riaftësohet me ngadalësi”, tha Silvinjo.

Por diten e djeshme gjithçka rezultoi ndryshe nga ajo qe tha trajneri i kuqezinjve.

Broja u aktivizua rreth 10 minuta në sfidën ndaj Man.Cityt dhe fitoi penallti për skuadren e Chelsea, në barazimin 4 – 4.

Ne ato pak minuta ai shkelqeu dhe ishte vendimtar per “Blute e Londres”.

Performanca e tij dhe fjalet e Silvinjos ishin ne kontradita, duke ngjallur edhe njehere dyshime tek mos grumbullimi i tij.